January 17, 2021
Portali Shprehja

Alienët ekzistuan në Tokë, por u larguan?

Dhe tani, një shkencëtar amerikan thotë se një formë e avancuar e jetës mund të jetë realitet – por që u zhduk shumë kohë më parë. Profesori Jason Wright, një profesor i astronomisë dhe fizikës në Universitetin Shtetëror Pennsylvania, publikoi një shkrim në arXiv në të cilin ai pretendon se ‘speciet e lashta teknologjike’ mund të kenë jetuar në Tokë miliarda vjet para racës njerëzore.

Ai nuk është 100% i sigurt nëse këto specie jetuan në Tokë, Venerë apo në Mars. Megjithatë, ai thotë: “Duke e ditur se njihet për jetë komplekse, origjina më e dukshme për një specie të mëparshme të çfarëdo lloji është Toka”.

“Venera e ditëve të sotshme është një kandidat i tmerrshëm për specie teknologjike, me temperaturë sipërfaqësore rreth 400 gradë C”, thotë ai. Wright beson se speciet e lashta janë zhdukur, por se njerëzit kanë gjetur shenja të tyre edhe në të kaluarën, transmeton Lajmi.net.

Megjithatë, ai thotë se dëshmia më e mirë fizike rreth ekzistencës së këtyre specieve tani mund të jetë humbur. Por pse Wright mendon se këto specie të lashta janë zhdukur?

Ai thotë se: “Përgjigja më e mirë” është një kataklizëm, “qoftë ndonjë ngjarje natyrore si rënia e ndonjë asteroidi, katastrofë globale klimatike apo vetë-shkatërrim”. /Lajmi.net

Të Ngjajshme

Brenda këtyre bunkerëve do të fshihen miliarderët nëse vjen fundi i botës

admin

Sa kushton prerja e flokëve nëpër botë? Zvicra do t’ju habisë

admin

Pse në Britani i kanë nga dy çezme në lavaman? Kjo është historia

admin

Leave a Comment