August 16, 2022
Portali Shprehja

Alioski do të luajë në Turqi, gjiganti turk e konfirmon lajmin

Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski edhe zyrtarisht është futbollist i ri i gjigantit turk Fenerbahçe, pasi ish-kampioni i Turqisë, konfirmoi se është arritur marrëveshje bashkëpunimi dhe pritet vetëm nënshkrimi zyrtar dhe promovimi i Alioskit.

“Fenerbahçe ka arritur marrëveshje parimore me Alioskin, për huazim nga skuadra e Al Ahly-it nga Arabia Saudite”. Alioski vjen në klubin tonë për kontratën finale dhe do të promovohet së shpejti”, ka njoftuar Fenerbahçe

Fenerbahçe u shfaq si opsion për Alioskin në ditët e fundit, pasi ai ishte i lidhur me një transferim te Trabzonspori, për gati dy muaj, më pas kishte një opsion për Beshiktash dhe skuadrën gjermane  të Frajburgut, për të ardhur më në fund në klubin, ku Elif Elmas luante në periudhën prej  viti 2017 deri në vitin 2019.

Mbrojtësi Alioski vjen në Fenerbahçe, pas një viti në Al Ahli saudit, ndërsa para kësaj ka luajtur për Lids Junajted në Premier Ligën e Anglisë, për plot katër vite.

.

Të Ngjajshme

Aksident i rëndë në Gjermani, një i vdekur e nëntë të lënduar

Shkencëtarët pasi analizuan asteroidin: E dimë se nga ka ardhur ndoshta uji në Tokë

Thatësira në Evropë, më e rënda e regjistruar ndonjëherë

Leave a Comment