Liverpool-i nuk po kalon një sezon të mirë. Të Kuqtë janë pothuajse jashtë luftës për titull dhe jashtë zonës Champions League në Premier League.
Skuadra e Jurgen Klopp është kthyer në fushë sot për një objektiv tjetër të sezonit siç është Kupa e Anglisë. Të Kuqtë po luajnë në shtëpi me Wolves, në kërkim të një kualifikimi në 1/16-at.
Sfida është zhbllokuar në minutën e 26-të me një gol të Guedes, pas një gabimi të pafalshëm të Alisson Becker, i cili i ka dhënë një super asist sulmuesit të miqve.
Në fundin e pjesës së parë ka ardhur kundërpërgjigjja e Liverpool-it. Ka qenë Darwin Nunez ai që ka shënuar për skuadrën e Klopp, pas një asisti magjik të marrë nga Alexander-Arnold.
.