September 28, 2020
Portali Shprehja

Aliti: Rrënimi i objektit, hakmarrje politike

“Do të shkojmë në gjyq dhe do të kërkojmë dëmshpërblim për këtë. Por nuk do të ndalemi me kaq, ne drejtësi do të kërkojmë edhe në Strasburg”, deklaroi pronari i objektit tek Mavrovasja që aktualisht po rrënohet nga N.P. Rrugët e Maqedonisë.

Aliti para gazetarëve prezantoi edhe dokumentet të cilat i posedon. Sipas tij rrënimi është për shkaqe politike.

Pronari i objektit tek Qendra Tregtare Mavrovasja të cilin sot po e rrënon N.P. Rrugët e Maqedonisë, thekson se objekti i tij nuk është i paligjshëm. Mevludin Aliti në një deklaratë për media u thirr në ligjin për ndërtime, i cili i mundëson që objektin e djegur ta rinovoj, a kjo sipas tij mund të bëhet edhe me material të fortë. Për objektin para Mavorvases, Aliti thekson se i posedon të gjitha dokumentet e nevojshme. Plani i tij ka qen që ta rinovoj objektin, për të cilin tha se as sot e kësaj dite nuk e di se pse është cak i sulmeve.

“Vitin e kaluar gjeta një predhë nga një granatë hedhës dore në objekt dhe këtë vit iu vu zjarri. Për 50 ditë ende nuk e di cilat janë arsyet. Hetimet përfundojnë me arsye të panjohura, ose me një autor të panjohur. Zotërinj, ju lutem, njeriu që e do objektin tim le të më thërrasë për t’ia dhuruar atë, që të mos mundohemi kështu. Unë jam duke ndërtuar me një elaborat dhe projekt, unë jam duke iu referuar nenit 76 të Ligjit për Ndërtim, por është e qartë se ligjet dhe procedurat nuk janë të mjaftueshme. Vetëm për taksat komunale dhe tarifat e qytetit kam paguar mbi 4.7 milion denarë për legalizim”, u shpreh Mevludin Aliti, pronar i objektit.

“Ai ka dokumentacion. Unë mendoj se do të shkojmë në gjyq. Ne do të kërkojmë zhdëmtim për atë që është bërë, sepse ai ka të drejtë ligjore për të rindërtuar objektin e tij. Jam i bindur që kjo bëhet me rindërtim të objektit. E di që ju të gjithë jeni të interesuar të dini nëse ka pasur leje ndërtimi. Ky është një problem i vetë procedurës së legalizimit. Objektet e paligjshme legalizohen vetëm me një elaborat dhe legalizohet sipërfaqja. Ai është në atë zonë, ai ka marrë legalizim”, tha Aleksandar Varela, avokat.

Të Ngjajshme

VMRO-ja kritikon masat e reja ekonomike, Mickoski: Janë masa të një Qeverie mafioze

admin

MPB dhe Prokuroria hetojnë incidentin në spitalin e Kumanovës

admin

Qeveria miratoi pakon e katërt ekonomike, 31 masa në vlerë prej 470 milion euro

admin

Leave a Comment