October 6, 2022
Portali Shprehja

Alkaraz, triumf në “US Open” dhe vendi i parë në “ATP”

Spanjolli Karlos Alkaraz është fituesi i bujshëm i edicionit të sivjetmë të “US Open”, në të cilin mori pjesë vetëm për herë të dytë në karrierë, pasi që në finalen e madhe, mposhti Kasper Rudin me 3-1 në sete ose 6-4, 2-6, 7-6, 6-3 në geme.

Carlos Alcaraz, of Spain, prepares to return a shot to Casper Ruud, of Norway, during the men’s singles final of the U.S. Open tennis championships, Sunday, Sept. 11, 2022, in New York. (AP Photo/Mary Altaffer)

Me këtë triumf, tenisti spanjoll u ngjit në krye të listës “ATP” dhe u bë numri një më i ri i botës në historikun e këtij sporti, me vetëm 19 vjet e katër muaj. Mbajtësi i mëparshëm i këtij rekordi ishte australiani Lejton Hjuit, i cili në vitin 2001 u bë lider i cirkut të tenisit në moshën 20 vjeç e nëntë muaj.

Spanjolli Alkaraz arriti triumfin e tretë në duelin e tretë të ndërsjellë me norvegjezin,  pas gati tre orë e gjysmë lojë.

.

Të Ngjajshme

MekGregor: Do të bëj rikthimin më të madh në historikun e sportit

Reperi i njohur, Bardhi ka paralajmëruar se është drejtë finalizimit të projekteve të reja

Si e zgjidhin kinezët problemin e automjeteve të parkuara pa leje?

Leave a Comment