Massimiliano Allegri ka tërhequr gjithmonë pas vetes shumë elozhe, por edhe shumë kritika. Në muajt e fundit, këto të fundit janë shtuar pas një sezoni zhgënjyes të bardhezinjve.
Tani sezoni i ri pritet të fillojë më shpejt se zakonisht, duke parë se Seria A 2022/23 do të nisë më 13 gusht, por polemikat janë të shumta kundër trajnerit bardhezi.
Kritika që vazhdojnë edhe këto ditë dhe që kanë sjellë për të disatën herë thirrjen #AllegriOut, me pak fjalë të gjithë tifozët që nuk e duan trajnerin në drejtim të skuadrës.
Domethënë, marrëdhënia mes Allegri-t dhe tifozëve të tij nuk është akoma shumë e mirë, përkundrazi. Dhe arsyet shpjegohen në Twitter. Shumë e akuzojnë akoma trajnerin se nuk shpreh lojë të bukur me skuadrën e tij, të tjerë janë përqendruar te merkato.
Janë të ndryshëm ata që e kanë kritikuar se kërkon të kthejë Miralem Pjanic në mesfushën e skuadrës, pasi ka rimarrë Paul Pogba. Veçanërisht boshnjaku nuk është një emër që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë.
Sezoni akoma nuk ka filluar dhe pakënaqësia ndaj trajnerit livornez është shumë e madhe, me tifozët e Zonjës që nuk kanë ngurruar ta shprehin në rrjetet sociale.
#Pjanic
32 anni.
Decotto.
Emarginato, ha dovuto rifugiarsi in Turchia per qualche presenza pagata 6,5 mln.
Allegri lo rivorrebbe.
Poi lanciano #AllegriOut, e non vedi un plebiscito.
Anzi, qualcuno pronto a stappare champagne e offende coloro (stessi) che vedono il giusto.— Lello Pinto (@Ernesto32919298) July 30, 2022
#Pjanic ex-calciatore da almeno 3 anni, ma è richiesto da #allegriout. Giusto per farvi capire che questo non è nemmeno in grado di gestire i calciatori, per cui richiede continuamente persone che ha già avuto in passato.
— tenhi – Grazie
(@tenhiju) July 30, 2022
Se riprendono #Pjanic giuro che cambio squadra…#AllegriOut tutta la vita
— Gian Battista Angeloni (@GBAngeloni) July 30, 2022
Grande Allegri che vuole i rottami
Firmino,Paredes,Pogba,Zaniolo#AllegriOut
— Edoardo12212 (@Edoardo307) July 30, 2022
.