February 1, 2023
Portali Shprehja

Allegri largohet menjëherë nga fusha pas turpërimit, Spalletti e ndjek dhe… (Pamjet)

Juventus ka pësuar një humbje të rëndë mbrëmjen e sotme në fushën e Napoli-t. Bardhezinjtë janë mundur 5-1 nga kryesuesit e Serisë A dhe kanë pësuar humbjen e parë pas 8 fitoresh radhazi pa pësuar gol.

Një goditje e rëndë dhe e papritur për skuadrën e Massimiliano Allegri-t që e kishte filluar vitin 2023 ashtu siç e kishte mbyllur atë 2022 dhe shpresonte te një fitore sot për t’u kthyer në luftë për titullin.

Fitorja jo vetëm që nuk ka ardhur, por edhe humbja ka qenë një nga ato që vështirë se do të harrohen shpejt. Bardhezinjtë janë në vendin e tretë me 37 pikë, plot dhjetë larg Napoli-t.

Ndërkohë përballja mes Massimiliano Allegri-t dhe Luciano Spalletti-t, protagonistë thumbimesh para ndeshjes së madhe, është mbyllur me një shtrëngim duarsh.

Në fakt, pas fërshëllimës së trefishtëtë arbitrit Doveri, Allegri është drejtuar menjëherë nga tuneli që çon te dhomat e zhveshjes dhe Spalleti e ka ndjekur duke i shtrirë dorën. Trajneri i bardhezinjve, pasi e ka parë, ia ka shtrënguar.

.

Të Ngjajshme

ABSURDE DHE PATETIKE | Ziyech ka ngecur te zyrat e PSG pa firmosur dot! Chelsea nis 3 herë dokumentet gabim…

admin

12 ORË PA PUSHIM NEGOCIATA! Fernandez-Chelsea, të gjitha detajet e transferimit rekord në Premier. River Plate shkruan historinë gjithashtu…

admin

DETAJET: Refuzohet oferta e fundit nga Barcelona, Amrabat iu lut Fiorentina-s! Katalanasit arrijnë akordin me talentin meksikan

admin

Leave a Comment