Ishte nga sezoni 2010/11 që Juventus nuk e mbyllte sezonin pa tituj. Për rekord, ishte viti i parë i epokës së Andrea Agnellit, me Del Nerin në stol. Bardhezinjte e përfunduan renditjen në vendin e shtatë në Serinë A.
Ata gjithashtu u eliminuan në çerekfinale të Kupës së Italisë nga Roma, ndërsa dolën në fazën e grupeve të Europa League. Që atëherë, të paktën një trofe ka mbërritur gjithmonë: 9 tituj lige, 5 kupa italiane dhe 5 superkupa italiane.
Për herë të parë si trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri do ta mbyllë sezonin pa tituj. Trajneri nga Livorno kishte arritur gjithmonë të ngrinte të paktën një trofe: nga 2014/15 deri në 2017/18 ai mundi të fitonte edhe dopiete mes kupës dhe kampionatit, plus Superkupën në 2015 dhe 2018.
Hera e fundit pa trofe daton në përvojën me Milan, në 2013/14 ku Allegri u shkarkua në janar. Zero tituj edhe në 2012/13, i fundit i përfunduar pa asnjë dafinë ne koke. Trajneri i Juventusit, teper i acaruar sonte, pasi u perjashtua, ka komentuar edhe episodin.
Massimiliano Allegri foli për Mediaset për përjashtimin. “Një lojtar i Interit kaloi dhe ai më shkeli kemben. Unë reagova, arbitri më pa dhe më dërgoi drejt ne dhomat e zhveshjes me te drejte. Nuk ndryshon asgjë nëse ndodhi apo jo ajo që ndodhi në fushë…”.
Pas golit të Interit 4-2, në Romë u ndezen shpirtrat. Festime për të gjithë pankinën e Interit që kaloi përballë asaj të Juventusit. Fillimisht grindjet mes Bernardeschi dhe Lautaro Martinez, më pas Allegri qe u debua direkt nga Valeri.
“Ne po dalim nga një vit në të cilin nuk kemi fituar trofe. Ky zemërim duhet të mbahet për vitin e ardhshëm ku duhet të kthehemi te fitorja. Kemi bërë një ecuri të mirë, tani jemi të përqendruar që këto ndeshje t’i përfundojmë mirë. Pergezime Interit sepse e meritoi, edhe arbitrat e mbajten mire”.
.