April 11, 2021
Portali Shprehja

Almeda Abazi tregon gjendjen shëndetësore me COVID-19

Aktorja shqiptare, Almeda Abazi është infektuar me koronavirus, ashtu si dhe familja e saj.

“Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehean, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19”, njoftoi ajo pak ditë më parë.

Ndjekësit janë shqetësuar për shëndetin e Almedës, pasi ajo është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë.

Ditën e sotme aktorja ka treguar se ka filluar të ndihet më mirë.

Almeda ka publikuar një foto në natyrë, krahas së cilës ka shkruar: “Më në fund po ndihem pak më mirë sot, faleminderit të gjithëve që keni pyetur!”.


Të Ngjajshme

Ana e thotë troç: U futa në ‘Përputhen’ me tjetër qëllim

admin

Blerona bën një rregullim interesant të flokëve

admin

Rrezarta Shkurta vë në pah linjat trupore me fustanin e kuq

admin

Leave a Comment