October 2, 2022
Portali Shprehja

Alonso: Merituam më shumë, pasi krijuam shumë raste

Mbrojtësi i Barcelonës, Markos Alonso beson se skuadra e tij e meritonte të fitonte përballjen kundër Bajern Munihut në Ligën e Kampionëve. “Blaugranat” ishin në kërkim të fitores së tyre të parë në stadiumin e famshëm, por pavarësisht paraqitjes së mirë, u ndëshkuan pasi që nuk shfrytëzuan rastet e tyre dhe Bajern Munihu fitoi me rezultat 2-0.

“Në ndeshjet kundër rivalëve si Bajerni duhet të përfitoni nga rastet. Ata kanë cilësi të lartë, janë fizikisht të fortë dhe padyshim që krijojnë edhe rrezik. Kemi qenë mirë. Mendoj se kemi krijuar mjaftueshëm për të fituar ose të paktën për të marrë një rezultat më të mirë, por le të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë spanjolli.

Alonso në fund tha se ata kishin ende mundësi për t’i korrigjuar gabimet e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

.

Të Ngjajshme

Kalendari historik i datës 2 tetor

Kosovë/ Ndërpritet greva, mësimi fillon të hënën, më 3 tetor

Greqia nuk ka punëtorë! Kërkohet ndihmë nga Shqipëria

Leave a Comment