January 23, 2022
Portali Shprehja

Alternativa merr edhe Burgun e Idrizovës! Në BDI emra të vjetër në pozita të reja?

Partia e Gashit, Alternativa pritet që ditët në vijim të bëj të ditur edhe emrat e tjerë të posteve që ka fituar. TV21 jozyrtarisht nga burime brenda partisë ka mësuar edhe bartësit e disa funksioneve tjera mjaft të rëndësishme.

REXHEP REXHEPI – DREJTOR I BURGUT TË IDRIZOVËS

Tact Watches

BEHAR EMINI – KLINIKA E PSIKIATRISË, DRJETOR EKONOMIK

ERHAN ZUBERI –KLINIKA E FËMIJËVE, DREJTOR EKONOMIK

AMIR BILALLI – AGJENSIA PËR RINI DHE SPORT, ZV/DREJTOR

LIRIDON BAFTIJU – DREJTOR, QENDRA PËR PUNË SOCIALE, SHKUP

Në BDI nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha, përveç Jeton Shaqirit i cili nga informatika do të shkojë në bujqësi. Jozyrtarisht flitet se Armend Fazliu, ish shefi i kabibetit të Teuta Arifit, pritet të emërohet drejtor ekonomik në spitalin klinik të Tetovës, si dhe ish drejtori i ndërmarrjes “Parqe dhe Gjelbërime”, Ardijan Muça, pritet të emërohet në postin e drejtoritë të Agjencisë së Punësimit. TV21 kontaktoi me Muçën, por i njëjti mohoi të i jetë ofruar ky post zyrtarisht.

Ndërkaq LSDM këtë javë do të mbajë mbledhje të Bordit qendror, dhe pas mbledhjes do të jetë më e qartë se si do të duket Qeveria e re e cila duhet të formohet para Vitit të Ri. Kabineti i ardhshëm i kryeministrit pritet të formohet nga kryetari i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski ka informuar se do të propozojë Mile Zeçeviqin për sekretar të përgjithshëm të LSDM-së”.

TV21 nga burime partiake mëson se zëvendëskryeministër i ri për Integrime Evropiane në Qeverinë e re do të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ndërsa drejtoresha aktuale e DAP, Sanja Lukarevska, pritet të marrë post ministror.

Jozyrtarisht Petre Shilegov do të jetë në krye të Ministrisë për transport dhe lidhje, që do të thotë se nga ky post ministror do të largohet Bllagoj Boçvarski.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Ministrja e arsimit, Milla Carovska nuk do të jenë pjesë të Qeverisë së re. Ndërsa jozyrtarisht mësojmë se nga Qeveria do të largohet edhe zv.kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, zv.kryeministri për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i drejtësisë – Bojan Mariçiq. Ende nuk dihet nëse do të mbetet në Qeveri njeriu i parë i MPB, Oliver Spasovski.

Të Ngjajshme

VMRO-DPMNE do të propozojë heqjen e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve

admin

LSDM: Punëtorët që punojnë të dielën kanë paga ditore më të mëdha

admin

Kasami kontribuoi personalisht në pastrimin e rrugëve në Tetovë

admin

Leave a Comment