May 23, 2022
Portali Shprehja

Alvaro Fernandez: mbrojtësi 100 golësh që po shkëlqen tek United pasi u largua nga Real-i

Ish-lojtari i akademisë së Real Madrid, Alvaro Fernandez, është shpallur lojtari më i mirë i ekipit të të rinjve të Manchester United për sezonin 2021/22.

Mbrojtësi i krahut spanjoll e ka marrë çmimin nga duart e presidentit të akademisë, Nick Cox, dhe kapiteni i Manchester United, Harry Maguire.

Tact Watches

Faqja zyrtare e Djajve të Kuq ka publikuar deklaratat e bëra nga Cox për Fernandez, me drejtuesin e akademisë që nuk i ka kursyer elozhet për spanjollin.

“Alvaro është dalluar në një grup me shumë lojtarë të fortë në ekipin tonë Under 23”, ka thënë Cox. “Alvaro ka arritur ta fitojë këtë çmim pavarësisht se ka mbushur 19 vjeç vetëm marsin e kaluar.

Është përmirësuar shumë në këtë sezon, duke luajtur një rol të rëndësishëm në Premier League 2, Youth League, EFL Trophy dhe në progresin që ka bërë me Spanjën Under 19

“Alvaro ka qenë edhe një shembull për shokët e skuadrës, duke treguar të gjitha karakteristikat që akademia ka dëshir ëtë shohë te lojtarët e rinj”.

Fernandez vendosi të largohej nga Real Madrid dhe të kalonte te Manchester United në 2020-ën, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Djajtë e Kuq.

Mbrojtësi i majtë i ka hedhur hapat e parë si futbollist te Racing de Ferrol para se të kalonte te akademitë e Deportivo La Coruna dhe Real Madrid.

“Në fëmijëri kam luajtur si sulmues”, ka thënë Fernandez për Marca-n. “Më pëlqente shumë të shënoja gola dhe te Racing de Ferrol kam shënuar më shumë se 100 gola”.

.

Të Ngjajshme

“Çfarë do të më kishte thënë Mino?”, Ibrahimovic: Të vjedhim sa më shumë të mundemi

admin

Barcelona e mbyll me humbje, gafë e pabesueshme nga Traore (Pamjet)

admin

“Do të luaj me fituesin e Championsit”, ylli arrin marrëveshjen me Real-in dhe Liverpool-in

admin

Leave a Comment