May 12, 2021
Portali Shprehja

Ambasadorët dënojnë non-paperin “slloven”

Këshilli i ambasadorëve në vend është i shqetësuar nga non-paperi që pretendohet të jetë “slloven” e që parashikon ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Lupço Arsovski thotë se ndryshimi i kufijëve, etno-centrizmi dhe nacionalizmi janë lojë e rrezikshme që do të shkaktonte gjakderdhje. Sipas tij, është befasues fakti se kjo ide e rrezikshme është hedhur në letër nga Sllovenia mike, ndonëse Sllovenia zyrtarisht nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Vendet ballkanike, një pjesë prej të cilëve edhe anëtare të plotfuqishme të NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në BE dhe ata ndodhen në atë dokument, ku shkruhen gjëra që nuk guxojnë të zgjidhen në qarqe të izoluara evropiane ose kabineteve të dikujt. Këshilli e çmon reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që kujton ekzistencën e marrëveshjeve kyçe të arritura për paqe dhe bashkëpunim me rajonin ballkanik e që duhet të zbatohen në realitet- deklaroi Lupço Arsovski, Këshilli i ambasadorëve.

Komisioni Evropian refuzoi ta komentojë non-paperin.

Nuk i takon Komisionit Evropian ose Shërbimit Evropian për Aksion të Jashtëm të flaës lidhur me non-pejpërin e pretenduar, pasi Komisioni nuk ka pranuar asgjë dhe nuk e di përmbajtjen e pretenduar të një dokumenti të tillë. Pyetjet lidhur me të, duhet t’i drejtohen dërguesit të pretenduar (Kryeministrit slloven) ose pranuesit të supozuar (Presidentit të Këshillit Evropian)- tha Peter Stano, Zëdhënës i Komisioni Evropian.

Ndërsa Këshilli Evropian, i cili paraprakisht kishte pranuar se non-paperin e kishte pranuar në muajin shkurt, nuk deshi të shpalosë më shumë detaje se çfarë mendon për të njëjtin dhe kush është dërguesi.

Fatkeqësisht, nuk kemi asnjë koment për të publikuar rreth kësaj teme, në këtë fazë- thaSimos Piperidis, Zëdhënës i Këshillit Evropian.

Në non pajperin, ku nuk figuron dërguesi, rekomandohet unifikimi i Kosovës dhe Shqipërisë, bashkimin e Republika Serbe me Serbinë, bashkimin e kantoneve kroate të Bosnjë-Hercegovinës me Kroacinë dhe dhënien e një statusi special pjesës kroate të Bosnjës. Ndërsa fati i Bosnjë Hercegovinës, non-pajperi rekomandon të përcaktohet përmes një referendumi, ku boshnjakët të zgjedhin nëse duan të bashkohen me BE-në ose me Turqinë. Ky dokument, ndonëse jozyrtar ka shkaktuar reagime në gjithë rajonin.

ANESA Salihu

.

Të Ngjajshme

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Regjistrohen 16 viktima dhe 150 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment