October 21, 2021
Portali Shprehja

Ambasadori rus u paraqit tek ushtria serbe afër kufirit, reagon ashpër presidenca e Kosovës (FOTO)

Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi ambasadori rus në Beograd vizitoi sot njësitet ushtarake të cilat i ka mobilizuar Serbia afër kufirit me Kosovën.

Shefi i stafit të kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, në një postim ka thënë se presidenti serb, Aleksander Vuçiq po ndjek kryekëput agjendën e mikut të tij rus, Vladimir Putin.

Sipas tij tij, synimi kryesor është zhbërja e të gjitha investimeve të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s në rajon të cilat siguruan paqe dhe të mira materiale në Ballkan.

“Ministri i Mbrojtjes i Serbisë dhe Ambasadori i Rusisë në Beograd vizituan njësitë ushtarake të grumbulluara në kufirin me Kosovën. Vuçiq po ndjek agjendën e Putinit për të zhbërë të gjitha investimet e SHBA, BE dhe NATO në rajon, të cilat e bënë atë paqësore dhe të begatë”, ka shkruajtur ai.

Të Ngjajshme

Tahiri: E turpshme deklarata e presidentes për vettingun, kjo qeveri nuk ka ide e as formulë për këtë proces

admin

Thaçi dhe të tjerët lejohen që për disa çështje të apelojnë vendimin mbi mocionet që pretendojnë defekte në aktakuzë

admin

Ja kush fiton në garën për Prishtinën, sondazhi nga “Bota Sot”

Leave a Comment