November 28, 2020
Portali Shprehja

Ambasadorja e SHBA-ve, viziton kompaninë farmaceutike Alkaloid

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Bërns, ka vizituar kompaninë farmaceutike Alkaloid ku me drejtuesit bisedoi për punën e kompanisë si dhe bashkëpunimin me

SHBA-të ku “Alkaloid AD” themeloi filialin e saj me seli në New Albany, Ohio. Alkaloid aktualisht është partner në zgjedhjen e disa kompanive me reputacion farmaceutik amerikan me të cilat ka forma të ndryshme bashkëpunimi. Në 15 vitet e kaluara kompania ka vendosur bashkëpunim të suksesshëm me kompani amerikane të specializuara në prodhimin dhe shpërndarjen e çajrave dhe produkteve medicinale natyrale. Ambasadorja Bërns shprehu kënaqësinë e saj me funksionimin e suksesshëm të Alkaloid ndërsa vizitoi edhe objektet e fundit të zgjeruara të prodhimit për të cilat kompania investoi mbi 11 milion euro.

Alsat

Të Ngjajshme

Mbillen 15 mijë drunj në sezonin e vjeshtës

admin

Ohër, trofta e vogël shitet në tregun e zi

admin

Tetovë, shumë mjekë presin radhë për punësim

admin

Leave a Comment