September 27, 2020
Portali Shprehja

Ambasadorja Yuri Kim: Hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo thotë se marrëveshja për normalizim ekonomik është një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor: “Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh”, ka shkruar ambasadorja amerikane në profilin e saj në tuiter.

Ndërkohë presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova u pajtuan që të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike, duke e cilësuar këtë një kthesë të madhe pas më shumë se një dekade që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Të Ngjajshme

Agim Çeku nesër intervistohet në Hagë

admin

Qetësohet situate me koronavirusi në Kosovë, këto janë shifrat aktuale

admin

A po mbyllet për herë të dytë Europa për shkak të Covid-19?

admin

Leave a Comment