February 8, 2023
Portali Shprehja

Ambulanca në Butel jashtë funksionit, ankohen banorët

Gazetare: Melihate Rustemi

Mos funksionimi i ambulancës modulare po detyron banorët e komunës së Butelit të bredhin lart e poshtë në kërkim të shërbimeve shëndetësore. Në mungesë të ambulancës, banorët e kësaj komune shërbimet shëndetësore po i marrin në objektin e Shoqatës së pensionistëve ku kushtet për punë janë të vështira.

“Kushtet janë për askund, megjithatë mjekët janë shumë të mirë, të mrekullueshëm. Kushtet brenda janë katastrofale, nuk janë për njerëz”, u shpreh një qytetar.

“Mjekët nuk kanë kushte për punë. Në korridor shpërndahet ushqimi ndërsa mjekët bëjnë kontrolle. Duhet të bëhet ambulancë që të mund të punojnë mjekët. Ndjehet era e ushqimit”, deklaroi nje qytetare.

“Për askund janë kushtet, po i shihni edhe vet, sikur në stallë. Kjo nuk është ambulancë por stallë. Nuk e di si të ju them kur nuk e dimë se si është e ndërtuar, nuk e kemi idenë megjithatë këtu nuk është e përshtatshme, vet po e shihni”, shtoi një qytetar.

“Katastrof është. Fillimisht parking nuk ka, fëmijët i nxjerrim në rrugë. Nuk ka asgjë nga kjo ambulancë, kjo është për raste sociale. U shpërngulën këtu derisa të rregullohet në komunë, tash as në komunë e askund tjetër”, tha një qytetar.

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski mbetet në qëndrimin e tij se ambulanca modulare duhet të dislokohet me qëllim që hapësira të lirohet për realizimin e projektit për ndërtimin e një poliklinike me themele.

“Nuk kam përgjigje. Personalisht disa herë e kam kërkuar ministrin Bekim Sali, nuk mund ta takoj ndoshta duhet të drejtohemi edhe zyrtarisht me letër, nuk e di çfarë po ndodhë me poliklinikën modularen për momentin. Sidoqoftë, qëndrimi ynë është i qartë, e kam thënë disa herë, banorët e Butelit meritojnë ndërtim të fortë, poliklinikë të re. Plani është në fazën finale, llogaritni që është e kryer që aty menjëherë të nis ndërtimi i poliklinikës. Kjo qeveri e shoh që nuk e ka ndërmend ta bëj, nuk e kanë ndërmend të na lejojnë të marrim euro bond e jo më një projekt të tillë”, deklaroi Darko Kostovski, kryetar i Butelit.

Nga Ministria e Shëndetësisë u përgjigjën se poliklinika modulare tashmë ka përfunduar në Butel, në fazën përfundimtare është lidhja në rrjetin e ujësjellës dhe kanalizimeve. Sipas Shëndetësisë, më pas vijon pranimi teknik dhe dorëzimi i objektit tek përdoruesi. Ndërkohë, lidhur me planet dhe kërkesat e kryetarit të komunës së Butelit, nga Shëndetësia thanë se janë duke u shqyrtuar mundësitë hapësinore dhe financiare për realizimin e një projekti të tillë. /Alsat.mk

 

.

Të Ngjajshme

Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Tërmeti vdekjeprurës, Turqia hap dy pika të tjera kufitare me Sirinë

Taravari: Kemi marrëveshje me LSDM-në, nesër ose pasnesër do ta thirri kryesinë e partisë

admin

Leave a Comment