June 18, 2021
Portali Shprehja

Amendamentet e VMRO-së/ASH-AAA: Ligji për shtetësinë të miratohet pa vonesa!

VMRO DPMNE-ja paralajmëroi amendamente shtesë për Ligjin për shtetësi. Kreu i partisë, Hristijan Mickovski tha se për momentin deputetët po i shqyrtojnë amendamentet e pushtetit dhe opozitës shqiptare, të cilat siç tha ishin dorëzuar pa e konsultuar fare VMRO-në.

Deputetët i pranuan amendamentet në mënyrë zyrtare në suaza të procedurës parlamentare. I shqyrtuam, në bazë të atij propozim Ligji që është arritur si marrëveshje mes LSDM-së dhe Koalicionit ASH-AAA. Ne do të propozojmë amendamente tona të cilat vlerësojmë se duhet t’i përfshijë ky ligj, e në këtë mënyrë do të presim që kjo procedurë parlamentare të përfundojë dhe do e shohim epilogun”, tha Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Nga ASH-AAA thonë se pasi opozita maqedonase i ka shqyrtuar amendamentet e përgatitura, presin që sa më shpejtë të ri caktohet seancë e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri dhe propozim Ligji për shtetësinë të miratohet sa më shpejtë që është e mundur.

 Kishte një kërkesë të tillë që subjekte të ndryshme ta shohin atë marrëveshje ose ato amendamente që ne i kemi dorëzuar që do të kenë emërtimin si ‘Amendamente të Komisionit’, edhe pse unë jam i bindur që ata i kanë pasur amendamentet nga kanale të ndryshme por ishte një kërkesë e tillë dhe nuk ka kurrfarë arsye që ne të mos ua japim ti shohin, ta dinë edhe ata për çka do të diskutohet dhe çka do të votohet në Komision”, pohoi Syria Rashidi, ASH-AAA.

Pas arritjes së marrëveshjes mes pushtetit dhe opozitës shqiptare, dje në Komisionin për mbrojtje dhe siguri në Kuvend filloi seanca për vazhdimin në lexim të dytë të Propozim Ligjit për Shtetësi. Pushteti dhe koalicioni ASH-AAA kanë përgatitur 10 amendamente për plotësimin e propozim ligjit të cilin e kishte propozuar opozita shqiptare. Megjithatë VMRO-DPMNE dje zvarriti fillimin e miratimit të amendamenteve me fjalime procedurale duke kërkuar debat publik me inkuadrim të institucioneve përkatëse dhe ekspertëve.

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Fshatrat Poroj dhe Xhepçishtë nuk kanë kanalizim, ujërat e zeza shkaktojnë revoltë tek banorët

admin

Pasdite shi i rrëmbyeshëm, vazhdon periudha e motit të paqëndrueshëm

admin

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e tri vendeve të Ballkanit

admin

Leave a Comment