May 21, 2022
Portali Shprehja

Amir Kan, tërhiqet nga sporti i boksit

Amir Kan ka vendosur të pensionohet nga boksi, pas humbjes që pësoi ndaj Kell Bruk. Gjatë të gjithë karrierës së tij, Kan u ndesh 40 herë. Nga të gjitha këto luftra ai i fitoi 34 prej tyre, ndërsa humbi gjashtë. Ish-kampioni i botës njoftimin për pensionim e bëri në rrjetet sociale.

Tact Watches

“Është koha të mbyll karrierën time. Ndihem i bekuar që kam pasur një karrierë kaq të mrekullueshme që ka zgjatur mbi 27 vjet. Dua t’i falënderoj  ekipet e jashtëzakonshme me të cilat kam punuar dhe për familjen, miqtë dhe tifozët e mi,  për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë treguar”, ka shkruar Kan.

Amir Kan u ndesh si boksier në kategorinë e peshave të lehta, ndërsa së fundit ksihte ftesë për një duel edhe nga Florian Marku. Mirëpo duket se kjo përballje vështirë të realizohet.

.

Të Ngjajshme

Bllokada e Putinit në Detin e Zi rrezikon të lerë pa ushqim miliona njerëz në botë

Grkovska: Mbrojtja e konsumatorit është më e rëndësishme, të gjitha subjektet juridike duhet t’i respektojnë ligjet

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës 15 tanke ‘Gepard’ në korrik

Leave a Comment