February 26, 2021
Portali Shprehja

AMM-ja mbështet nismën e Qeverisë për ndryshimin e nenit 102 për fushatat

Asociacioni Maqedonas i Mediave (AMM) që përfshinë televizionet kombëtare tokësore, mbështesin nismën e Qeverinë lidhur me ndryshimin e nenit 102 të Ligjit aktual mbi Shërbimet e Mediave Audio dhe Audiovizive, i cili ndalon çdo përdorim të fondeve buxhetore për çdo informim apo fushatë përmes transmetuesve privatë.

Duke marrë parasysh praktikën pozitive evropiane, e cila lejon dhe rekomandon transmetimin e fushatave jopartiake me interes të jashtëzakonshëm publik, siç janë fushatat për masat e mbrojtjes nga Covid-19, në drejtim të mbajtjes së distancës, mbajtjes së maskave, etj., ne konsiderojmë se si publiku evropian ashtu edhe ai i brendshëm duhet të informohen në mënyrë të vërtetë dhe në kohë për tema dhe çështje me interes të jashtëzakonshëm publik që kanë efekt të drejtpërdrejtë tek qytetarët e Maqedonisë siç janë: anti-korrupsioni, lufta kundër dezinformatave dhe lajmeve të rreme, integrimi i vendi në BE, lufta për ajrin e pastër, etj. Prandaj, shoqata jonë e televizioneve kombëtare tokësore kërkon nga Qeveria që të përgatisë një amendament të propozuar në nenin 102, të cilin më pas do t’ia paraqesë Kuvendit të Maqedonisë, pas së cilës ne presim që Kuvendi të sigurojë ndryshimin e sipërpërmendur të propozuar nga Qeveria -thonë nga AMM-ja.

Asociacioni Maqedonas i Mediave vlerëson se përfitimet nga fushatat e tilla duhet të ndjehen nga të gjithë, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo politike…Fushatat me interes të jashtëzakonshëm publik, siç është aktiviteti aktual për imunizimin e popullatës sonë, askush nuk ka të drejtë dhe as nuk duhet t’i parandalojë që ato të arrijnë te qytetarë tanë, në mënyrë efektive dhe në kohë, për të cilat kanali më i mirë për plasimin e tyre janë kanalet televizive kombëtare tokësore.

Nga qeveria dje për Alsat theksuan nevojën e ndryshimit të nenit 102 duke komentuar një vendim të qytetit të Shkupit që ka angazhuar një agjenci marketing për aktivitetet e qytetit me karakter publik.

Është e domosdoshme të përcaktohen mekanizmat, dhe kjo do të thotë ndryshim adekuat i nenit 102, për t’u mundësuar institucioneve të realizojnë komunikime publike (fushata), ekskluzivisht për interes publik dhe përmes radiodifuzerëve për tema që janë jetike për qytetarët dhe shtetin, siç janë për shembull, vaksinimi, lufta kundër korrupsionit, ballafaqimi me dezinformatat dhe të ngjashme – njoftojnë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Alsat

.

Të Ngjajshme

Rexhepi: Mijallkov duhej të dërgohej në Burgun e Shutkës, jo në arrest shtëpiak

admin

“Monstra”, Ademi: Kemi kërkuar zbardhjen e së vërtetës, pa predikuar epilogun e një procesi të këtillë

admin

Rexhepi: Rigjykimi i “Monstrës” ishte premtuar nga LSDM-ja për të marr votat e shqiptarëve në 2016

admin

Leave a Comment