November 26, 2022
Portali Shprehja

Ampeva: Prodhimet vendore më të shtrenjta se prodhimet e importuara

Aktivistja Kristina Ampeva në paraqitjen e saj në emisionin “Magazina Ekonomike”, në Alsat nënvizoi se në marketet e vendit prodhimet vendore janë dukshëm më të shtrenjta se prodhimet e importuara. Sipas saj disa artikuj tek ne janë shumë më të shtrenjtë se në vendet evropiane, shkruan Alsat.

“Nëpër markete shohim se prodhimet e importuara janë me çmime më të lira se prodhimet vendore, madje çmimet e disa artikujve janë rritur për 100 për qind. Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në rajon prodhimet tona vendore shiten me çmime më të lira. Këto do të nënvizoja se gjermanët me pagë minimale prej 1200 euro, kaçkavallin nuk e blejnë 1.300 denarë, siç është tek ne”, tha Ampeva. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Pse po e ndërton Europa tunelin më të gjatë nënujor në botë?

Kovaçevski: Viti 2023 është vit i kthesës ekonomike, i shpresës së re

admin

“Daily Mail” reportazh në qytetin shqiptar: Dukej sikur të rinjtë ishin zhdukur nga murtaja

Leave a Comment