January 30, 2023
Portali Shprehja

Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi, pasi që veprimin e Xhakës e quajti “akt rrugaçi”

Kritikatat e analistes Zana Avdiu drejtuar kapitenit të Zvicrës, shqiptarit Granit Xhaka kanë bërë bujë tanimë edhe në Serbi.

Avdiu e kritikoi rëndë Granit Xhakën për veprimin e tij në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Serbisë duke e quajtur “akt prej një rrugaçi”!.

Pas këtyre deklaratave, Avdiu mori edhe shumë mesazhe kërcënuese nga komentuesit, përcjell Bota Sot.

Në përkrahje të deklaratave të Avdiut doli edhe mediumi serb “Telegraf.rs” të cilët i kushtuan artikull të veçantë rreth kërcënimeve që mori ajo.

“Një gazetare në Kosovë kërcënohet me vdekje pasi dënoi sjelljen e turpshme të Xhakës në ndeshjen kundër Serbisë” – thuhet në titullin e artikullit.

Më tutje, mediumi serb shkroi se Avdiu ishte ndër gazetarët që dënoi “provokimet” e Granit Xhakës ndaj përfaqësuesve të Serbisë në Botëror.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Zvicër – Serbi, trajneri serb, Dragan Stojkoviq dhe tifozët serbë fyenin rëndë popullin shqiptar, për të cilën FIFA ka hapur procedurë disiplinor. Gjithashtu, tifozët serbë bënin thirrje në kor për vrasjen e shqiptarëve./Bota Sot

Të Ngjajshme

Serbi kapet me 107 kilogramë marijuhanë në Kosovë

admin

Tre ministra nga LVV të ftuar në takimin e ambasadës së SHBA-ve, në fokus Asociacioni

admin

Erdogani thotë se Turqia mund ta pranojë Finlandën në NATO, por ta bllokojë Suedinë

admin

Leave a Comment