Të dhënat nga hulumtimi i organizatës joqeveritare “Analitika” sugjerojnë vigjilencë në intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Ballkanit të Hapur. Analizën e bën Tamara Mioviq Spasova nga organizata “Analitika” në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. “Kryesisht Maqedonia dhe Shqipëria kanë pjesëmarrje të lartë të bujqësisë në ekonomitë e tyre dhe në prodhimin e brendshëm bruto. Me Serbinë kemi diçka krejtësisht të ndryshme. Maqedonia dhe Shqipëria janë importues neto të ushqimit, ndërsa Serbia është furnizuesi kryesor i produkteve bujqësore. Ky është momenti ku duhet pasur kujdes gjatë intensifikimit të këtij bashkëpunimi ekonomik, që një nga këto vende të mos shtyhet apo të dominojë”, thotë Mioviq Spasova.
.