Real Madridi ka fituar një ndeshje shumë të vështirë ndaj Real Sosiedadit me rezultat 2-1. “Los Blancos” triumfuan me rikthim pasi në pjesën e parë panë vetën në disavantazh 0-1, derisa Federiko Valverde dhe Hoselu realizuan dy golat për madrilenët.
Karlo Ançeloti ka qenë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij dhe me tre pikët e marra nga ky duel. Megjithatë trajneri italian ka lavdëruar dy futbollistët spanjoll sulmuesin Hoselu dhe mbrojtësin Fran Garsia.
“Fran Garcia ishte i mirë? E vërteta është se ai vuajti pak sepse Kubo ishte i rrezikshëm, por Fran dha dy asistime dhe ne e fituam ndeshjen falë tij”, tha Ançelotti.
Hoselu? Më pëlqen shumë Hoselu, pasi ai është një garanci. Ai është shumë i rëndësishëm sepse është i vetmi me cilësitë e tij në sulm. Na ka munguar dikush si ai sezonet e kaluara”, deklaroi trajneri Italian.
Mbrojtësi i majtë, Fran Garsia u zgjedh lojtari më i mirë i ndeshjes për dy asistimet e tij në fitore, ndërsa Hoselu shënoi një gol të rëndësishëm në pjesën e dytë.
.