July 2, 2022
Portali Shprehja

Ançeloti e Reali, zbulojnë përforcimin “ideal” gjatë kësaj vere

Real Madrid ka identifikuar Heung-min Son, si një objektiv tronditës këtë verë, ndërsa ata kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre sulmuese. Son, 29 vjeç, shijoi një vit të spikatur në Premier Ligë për Tottenhamin gjatë sezonit të kaluar, duke shënuar 23 gola në rrugën e tij drejt “Këpucës së Artë”, e cila u nda me sulmuesin e Liverpullit, Mohamed Salah.

Tact Watches

Trajneri i Real Madrdidit, Karlo Ançelloti, kërkon të forcojë opsionet e tij në sulm, pasi që këtë verë do të ketë shumë largime nga “Bernabeu”. Geret Bejll dhe Isko, do të largohen këtë verë pas skadimit të kontratave të tyre, ndërsa Marko Asensio, kërkohet nga Liverpulli dhe AC Milan.

Klubi madrilen konsideron sulmuesin e Totenhamit, që mund të jetë opsioni perfekt në sulm, posaqërisht me faktin se 23 golat e tij ishin jashtëzakonisht me ndikim për të siguruar që skuadra e Antonio Kontes të mposht rivalët e hidhur Arsenalin në vendin e katërt dhe të fundit të Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se Son nënshkroi një kontratë të re me Spurs verën e kaluar duke e angazhuar atë në klub deri në të paktën 2025, kështu që ashtu si me Hari Kejn, verën e kaluar, klubi nuk ka arsye për të shitur.

.

Të Ngjajshme

Zyrtari ukrainas: Trupat ruse mund të rifillojnë sulmin në Kiev

Çfarë ndodh me trupin kur nuk e pini kafenë e zakonshme të mëngjesit

Mbi 500 mjekë në Kosovë janë të papunë

Leave a Comment