January 30, 2023
Portali Shprehja

Ançeloti: Mënyra se si luajtëm në pjesën në dytë, na jep besim për të ardhmen

Skuadra e Real Madridit fitoi 3-2 me përmbysje ndaj Viljarealit në ndeshjen e vlefshme për “Copa del Rey”. Një fitore që sipas trajneri Karlo Ançeloti ka shumë rëndësi, pasi vjen pas humbjes ndaj Barcelonws në finalen e Superkupës dhe motivon ekipin e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

 

“Duket sikur jemi rikthyer. Pjesa e parë nuk ishte e mirë, jo ajo që prisnim. Gjithashtu, të ndryshonim marsh nuk ishte e lehtë por skuadra pati vazhdimisht besim te vetja, të forcat e saj. Treguam karakter e personalitet, virtyte këto që e bëjnë Real Madrid një ekip të madh”, tha Ançeloti.

 

“Mënyra se si luajtëm në pjesën në dytë na jep besim për të ardhmen. Nuk u dorëzuam asnjëherë dhe luftuam për të fituar çdo top, çdo kontrast. Nuk duhet të luajmë më si në pjesën e parë, por ajo që vlerësoj është reagimi. Ishte spektakolar, pasi ky ekip nuk dorëzohet kurrë”, u shpreh Ançeloti.

.

Të Ngjajshme

Rusia pretendon fitore në fushëbetejë, Ukraina në pritje të armatimit

Shkencëtarët bëjnë shpikjen gjeniale: Sekreti për shërimin e kancerit gjendet tek peshkaqenët

VMRO-DPMNE-së nuk i pëlqen hyrja e ASH-së në Qeveri

admin

Leave a Comment