September 26, 2022
Portali Shprehja

Ancelotti i druhet Celtic: “Kujtoni Sheriff Tiraspol…” Vinicius zyrtarizon lajmin e bukur

Real Madridi pritet të debutojë në Ligën e Kampionëve si mysafir ne fushen e Celtic. Dhe Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të nenvleresoje kundërshtarin e tij: “Ne nuk kemi një grup të lehtë.

Celtic janë mirë dhe ne duhet t’i respektojmë ata. E mbani mend atë që ndodhi me Sherifin vitin e kaluar? Në këtë fazë të parë mund të ketë shumë surpriza. Unë mendoj se do të jetë një grup i ekuilibruar, loja do të komplikohet.

Celtic po bën mirë dhe po luan me intensitet. Nuk më habit që na shohin në mesin e favoritëve, vitin e kaluar ishim më pak, këtë vit kemi disa më shumë shanse. Por per te arritur ne fund duhet te jemi grup”.

Vinicius Junior është zyrtarisht një shtetas spanjoll. Dhe në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Celtic, sulmuesi i Real Madrid shprehu gëzimin dhe synimet e tij:

“Real Madrid dhe qyteti i Madridit më kanë dhënë gjithmonë shumë, kam ardhur këtu kur isha 18 vjeç. dhe tani jam 22 vjeç, e di që shumë më duan shumë. Më pëlqen të jem në Madrid, si dhe familja ime. Dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë.”

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment