February 8, 2023
Portali Shprehja

Ancelotti ndez derbin e Kupës: Kthehemi në shtëpi pas 2 muajsh, do të argëtohemi ndaj Atletico Madridit

Pas fitores ndaj Athletic, “Los Blancos” rifillojnë aventurën e tyre në “Copa del Rey”. Skuadra e Ancelottit do të presë Atlético Madridin këtë të enjte në “Santiago Bernabeu” me synimin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të turneut. Ky është dueli i parë që të bardhët do ta luajnë në stadiumin e tyre për vitin 2023.

Derbi i Kupës – “Si të gjithë derbet duhet të përgatitet në një mënyrë të veçantë, sepse do të luajmë ndaj një ekipi të fortë. Ne kthehemi të luajmë në shtëpi pas dy muajsh, para tifozëve tanë. Atletico Madrid po përmirësohet, ndeshja e tij e fundit ishte shumë e mirë (një fitore ndaj Valladolidit), ndaj ky derbi do të jetë argëtues”.

A do ta mirëkuptonin Kroos dhe Modric zëvendësimin – “Ata janë profesionistë dhe e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë ky kompeticion. E njohin mirë cilësinë e kësaj skuadre dhe nuk mendoj se duhet të shpjegoj asgjë. Ne folëm për këtë çështje në fillim të sezonit, është një moment tranzicioni dhe të gjithë duhet ta kuptojnë; si të rinjtë, ashtu edhe veteranët. Ky mirëkuptim dhe durim i veteranëve ishte jetik edhe sezonin e kaluar”.

Valverde – “Ende nuk e ka arritur nivelin e tij më të mirë. E konsideroj diçka normale, pas Kupës së Botës. Ne e duam dhe nuk i kërkojmë të shënojë gola, por të kontribuojë në lojën sulmuese dhe në mbrojtje. Të gjejë qetësinë shpirtërore , kur të rikuperojë nivelin e tij më të mirë, do të shënojë. Ne duhet të jemi të durueshëm”.

Alaba – “Është në dispozicion, jo Tchouamení dhe Hazard, të cilët janë stërvitur vetëm pjesërisht. Carvajal dhe Lucas janë gjithashtu jashtë. Është e rëndësishme që pak nga pak t’i kthejmë të lënduarit”.

Atlético Madridi – “Ne mendojmë se kemi mundësinë për të arritur në gjysmëfinale. E kemi parasysh forcën e rivalit dhe e dimë që kushton shumë. Është një lojë e veçantë dhe do të jetë derbi argëtues, sepse Atlético Madridi po përmirësohet”.

Arbitri i derbit – “Ai është një arbitër i ri me personalitet. Mua personalisht më pëlqen”.

Nacho – “Më pëlqen në të gjitha pozicionet. Ai gjithmonë bën atë që bën. Karakteristikat e tij janë më shumë të një qendërmbrojtësi, por ai është shumë inteligjent. Nesër mund të luajë në krahë”.

.

Të Ngjajshme

Ttrajneri i trajnerëve ndahet nga jeta: ai udhëhoqi Kroacinë e mrekullirave dhe ishte “busulla” e revolucionit!

admin

“Messi e kuptoi menjëherë”, Koeman: Vetëm atij ia pasonte topin

admin

“Askush nuk i afrohet”, Ferdinand: Ja kush është mbrojtësi më i mirë në Premier

admin

Leave a Comment