January 23, 2022
Portali Shprehja

Ancelotti ‘shenjtëron’ Real Madridin e tij: Ndryshe nga të tjerët, do të luftojmë për të gjithë titujt

Carlo Ancelotti bëri një bilanc të muajve të parë të sezonit. Trajneri italian dha një intervistë të gjatë për AS, në të cilën foli për ambiciet dhe synimet e së ardhmes:

“Real Madridi ka një ekip me talente dhe cilësi, trajneri duhet të japë besim. Detyra e stafit stërvitor është të gjejë ekuilibrin e duhur mes të rinjve dhe veteranëve, një synim që e kemi arritur.

Tact Watches

Tashmë kemi një grup që sezonin e kaluar ishte afër titujve. Premtimet? Mund të them vetëm se Reali do të garojë deri në fund. Po bëjmë mirë, kemi gabuar pak deri tani.

Jemi mundur vetëm dy herë në një periudhë kur kemi pasur mungesa të rëndësishme. Kemi një identitet të qartë, kjo skuadër është e ndryshme nga të tjerat”.

Disa fjalë edhe për rivalët e Champions League: “Ajo që mund të premtoj është se Real Madridi do të jetë aty deri në fund. Nuk ka asnjë favorit të qartë për këtë kompeticion.

Bayern, Liverpool dhe PSG janë po aq të mirë sa ne dhe Atletico Madrid. Skuadrat spanjolle luajnë futboll të mirë, mund të arrijnë deri në fund”.

.

Të Ngjajshme

NEDIM BAJRAMI | Shqiponja kuqezi mrekullon Serie A, tani Empoli kërkon 15 mln euro (VIDEO)

admin

Chelsea ia mer dorën Tottenhamit, Conte provon humbjen në Premier

admin

PREMIER | Liverpool tenton të rihapë garën, Arsenali apatik

admin

Leave a Comment