February 1, 2023
Portali Shprehja

Ancelotti “thumbon” Xavin para Superkupës: Intensiteti nuk është çelësi i fitores në futboll

Carlo Ancelotti nuk ka asnjë dyshim. Real Madridi dëshiron të fitojë Superkupën e Spanjës, duke luajtur në finale ndaj Barcelonës. “Të gjithë titujt janë të rëndësishëm, sepse japin siguri për të vazhduar të motivuar. Ne do të përpiqemi. Ndjesitë që kemi janë gjithmonë të njëjta.

Për ne të gjithë titujt janë të rëndësishëm. Ne luftojmë për t’i luajtur finalet e tilla. Skuadra është e motivuar. Lojtarët janë mësuar me këtë, me këto lloj situatash dhe lojërash. Ata janë rikuperuar mirë dhe përveç atyre që qëndruan në Madrid e Lucas Vázquez, mbërrijmë mirë në këtë finale”.

Trajneri italian eviton fiksimin për gjashtë trofe: “Ky mendim nuk është në kokën tonë. Detyra jonë është të luftojmë në të gjitha garat dhe në të gjitha ndeshjet. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe të mos mendojmë për diçka shumë të komplikuar e të vështirë, hap pas hapi”.

Ambicia është ende e pranishme te futbollistët madrilenë: “Nuk është e vërtetë që e kanë barkun plot (janë të ngopur). Po flasim për lojtarë që kanë filluar të fitojnë në vitin 2013 dhe nuk e kanë mbushur barkun, nuk do të ngopen kurrë. Lojtarët tanë kanë cilësi shumë të lartë mentale. Jemi një klub shumë kërkues dhe asgjë nuk na bën të mendojmë se e kemi barkun plot”.

Për Ancelotti nuk do të jetë e mundur mposhtja e Barcelonës vetëm me luftë dhe forcë: “Më pëlqeu gjendja e fushës, këtu mund të luash mirë futboll. Tashmë kishim mjaft probleme. Nuk e di nëse intensiteti është mënyra më e mirë për të mposhtur Barcelonën. Për të fituar duhet të luash një lojë shumë të plotë.

Çelësi nuk është intensiteti. Aspekti që na shqetëson më shumë është mbrojtja më e mirë. Kundër Valencias bëmë më mirë, por në prapavijë… Shpresojmë të mos ndodhë më. Diagonalja e dy qendërmbrojtësve është ajo që duhet të funksionojë”.

Lajm i mirë për Real Madridin: “Benzema është kthyer. Ai na jep shumë besim për këto ndeshje dhe për pjesën e dytë të sezonit. Asensio na ka ndihmuar në pjesën e parë dhe tani mund të na japë një dorë”.

Ai foli për takimin e djeshëm me CR7: “Cristiano Ronaldo është i motivuar me atë që ka përpara, ekipin, qytetin. Mendoj se ai mori vendimin më të mirë”.

.

Të Ngjajshme

Magjistari i Marokut, driblime alla play station duke çuar majtas dhe djathtas mbrojtësin para golit! Luis Enrique e kishte parashikuar (PAMJET)

admin

UEFA ka ligje të caktuara, Chelsea ka shpenzuar thuajse 400 mln euro por në Champions duhet t’i përgjysmojë!

admin

Numri “1” i futbollit spanjoll sulmon Premier League: “Doping financiar, do vijë momenti që…”

admin

Leave a Comment