November 29, 2020
Portali Shprehja

Andi Idrizi – një fenomen i ri i boksit

Për shqiptarët, gjithmonë simbol i krenarisë në sport kanë qenë jo rastësisht sportet luftarake, aty ku potenciali ka qenë më i madh.

Mjafton të kujtojmë legjendat e sporteve luftarake shqiptare ndër vite që na kanë bërë krenar, si kampioni botëror i karates – Enver Idrizi, pastaj, Luan Krasniqi, Aziz Salihu, të cilët dikur sy patrembur shembnin gjithçka që iu dilte përpara në ring.

Së fundi, kur në këtë fushë ka filluar të zbehet paraqitja e shqiptarëve, tani në skenë po pergatitet të dal Andi Idrizi , djalosh i ri , një familjeje shqiptare që jetojnë në Kroaci, por që asnjeherë nuk e kanë harruar atdheun e tyre, perkundrazi, në vitet më të vështira i janë vënë në shërbim me gjithë qenien e tyre.

Andi është vetëm 17 vjeç dhe ëdhtë i orientuar në Boks , ku ani pse në moshë të re, po korr suksese të lakmueshme , që pritet shumë shpejt të shpërthejë në ringjet me të fuqishme të kësaj kategorie.

Andi është djali i Enis Idrizit, ish- kampionit të Europës në karate.Pra, Andi rrjedhë prej një familje tradicionale të sportit , nga e cila kanë dalur emra të njohur dhe jashtë kufinjve tè vendit.

Vlen të përmendim se , Andi është nip i kampionit të njohur botëror Enver Idrizit , i cili njihet gjithandej edhe për pjesmarrjen e tij në tri luftra dhe humanitetin e tij të madh për familjet në nevojë.

Shkurt: Mbane në mendje këtë emër .

Andi Idrizi , sot fitues i disa ndeshjeve me kundërshtarë të ndryshëm , fitoret e të cilit japin me kuptue se kemi të bëjmë me një bokser të ri , me perspektivë të madhe dhe të sigurtë.

Sot, Andi Idrizi , i cili qysh tani ka fituar epitetin – fenomen i boksit .

E nesër , mbase dhe kampion i mrekullirave dhe krenari e kombit./Kosovarja/


Të Ngjajshme

Tayna duke ekspozuar gjoksin, thotë së ngjason me këtë këngëtare

admin

Nikolla: Sot për herë të parë shqiptarët festuan me flamur kombëtar

admin

Vajzat binjake të Vjosa Osmanit me paraqitje të veçantë për Ditën e Flamurit!

admin

Leave a Comment