March 6, 2021
Portali Shprehja

Andrey Subbotin është rusi që u arrestua nga policia, kishte refuzuar ta lëshoj hotelin në Prishtinë

Andrey Subbotin quhet rusi, tashmë i arrestuar, i cili kishte refuzuar ta lëshojë hotelin në të cilin ishte akomoduar.

Siç merr vesh Telegrafi, dyshimet për të rriten edhe më shumë, ngaqë të njëjtit ende nuk i janë gjetur dokumentet e identifikimit. Sipas të dhënave, nuk dihet se si ka hyrë në Republikën e Kosovës, apo se për çfarë motiveve ka ardhur.

Policia e Kosovës kishte njoftuar se i njëjti nuk e kishte kryer as pagesën në hotelin ku po qëndronte.

Gjithashtu, mësohet se tashmë i arrestuari ishte duke qëndruar në një hotel në Prishtinë.


Refuzon të paguaj hotelin, arrestohet një rus në Prishtinë
Refuzon të paguaj hotelin, arrestohet një rus në Prishtinë

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull rus me shtetësi gjermane për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

.

Të Ngjajshme

Dhjetë të arrestuar për rrahje gjatë 24 orëve në Kosovë, dy prej tyre shtetas të Shqipërisë

admin

Detaje nga plagosja e dy qytetarëve në Dragash

admin

Prizrenasi sulmoi fizikisht gruan në Prizren

admin

Leave a Comment