August 16, 2022
Portali Shprehja

Angela Price Aggeler konfirmohet ambasadore e re e SHBA-së në Shkup

Angela Price Aggeler është konfirmuar si ambasadorja e re e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, njoftuan përmes “Twitter” shumica e demokratëve në Senat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo zëvendëson Kate Marie Byrnes, e cila ka shërbyer si ambasadore e SHBA në Shkup që nga viti 2019, shkruan “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase.

Javën e kaluar, Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë mbajti një seancë dëgjimore për emërimin e saj, në të cilën ajo njoftoi se po punon “për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut që të zhvillojë një strategji kombëtare ku do kërkohet përgjegjësi nga aktorët e korruptuar”.

“SHBA dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë prioritete të përbashkëta, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e qeverisjes së mirë. Nëse konfirmohem, do të inkurajoj reformat në drejtësi dhe do t’u bëj thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të promovojnë transparencën në hetimin e akuzave për abuzime dhe të përballen me vendosmëri kundër korrupsionit, për të forcuar besimin e qeverisë në opinion.

Do të punoj me partnerë ndërinstitucionalë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të zhvillojë një strategji kombëtare që në mënyrë efektive të mban përgjegjës aktorët e korruptuar.

Nëse konfirmohem, do të punoj për të mbështetur të ardhmen ekonomike të Maqedonisë së Veriut përmes politikave për të forcuar klimën e saj të investimeve, forcimin e infrastrukturës, përmirësimin energjetik, diversitetin dhe sigurinë dhe ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të jashtme keqdashëse, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën”, tha Aggeler

Aggeler gjithashtu tha se SHBA-të mbështesin Maqedoninë e Veriut në qëllimin e saj afatgjatë për t’u bashkuar me BE-në.

Të Ngjajshme

OKB: Më shumë se gjysmë milioni ton drithë janë eksportuar nga Ukraina prej fillimit të gushtit

Një zbulim i ri shkencor mund ta mundësojë prodhimin e oksigjenit në Mars

Petrovska: Pajisjet që ia kemi dhuruar Ukrainës do të shkatërroheshin së shpejti

admin

Leave a Comment