Angellovska: Duhet të përgatitemi për skenarin më të keq

Ministria e Financave, Nina Angellovska, në një konferencë për shtyp tha se Qeveria ka menduar më parë për shëndetin e qytetarëve tanë pastaj për ekonominë, por pa e lënë atë mënjanë. Menaxhimi i situatës është shumë e vështirë, tha ministrja, por kemi marrë masa dhe këto janë në favorin e ekonomisë. Ajo tha se duhet të sigurojmë buxhetin për skenarin më të rrezikshëm .Duhet të mbrojmë çdo vend pune dhe kompani. Duhet të sigurojmë kapital për të paguar pagat dhe borxhet e planifikuara. Në buxhetin e vitit 2020 duhet të bënim blerjen e 500 milionë eurobondeve, kjo ishte parashikuar në gjysmë-vjetorin e dytë por duhet të shohim sepse kemi nevojë për likuiditet prandaj është e nevojshme të sigurojmë mjetet urgjentisht dhe do fillojmë procedurën menjëherë. Eurobondi është një proces që zgjat më shumë por duhet t’i shkurtojmë këto kohë, kemi nevojë urgjente për mjete, sidomos në fushën e mjekësisë.

.

loading...

Të ngjajshme

E qëllon gruan me 14 plumba, ngrihet aktakuzë kundër bashkëshortit

shprehja

BM, 759 të vdekur në 24 orët e fundit

shprehja

Irani mohon akuzat e rrëzimit të aeroplanit ukrainas me raketë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë