October 21, 2021
Portali Shprehja

Ankandi i arsenalit dhe sendeve personale të Al Capone – Kryegangsteri që adhuronte dhunën e xhevahirët

Xhevahirë dhe armë që zotëroheshin më parë nga Al Capone, një prej gangsterëve më famëkeqë të Shteteve të Bashkuara, janë mes 174 objekteve që dalin kësaj jave në ankand në Kaliforni.

Promovuesit thonë se shitja e quajtur “Një shekull fame të keqe; Pronat e Al Capone” është një nga ankandet më të rëndësishme të personave të famshëm.

Mes objekteve të kultit të përfshira në ankand janë pistoleta e preferuar e Capones kalibër 45,  shufra e tij me 21 diamante, objekte shtëpiake, bixhuteri të çmuara e butona këmishe.

Ankandet kanë publikuar foto-inventarin e shitjes se njohur,  ku spikasin objektet e luksit të gangsterit, si mes armatimeve dhe bixhuterive ornamentale. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Meghan Markle do të jetë temë studimi në një shkollë në Londër për këtë arsye

admin

Në këtë moshë ne mund të arrijmë kulmin e vetëbesimit

admin

Ky është njeriu më i vjetër në botë; 256 vjeçari kishte këto sekrete

admin

Leave a Comment