January 31, 2023
Portali Shprehja

“Anonymous” hakon faqen e ushtrisë serbe, mesazh për Vuçiç

Grupi i hakerave “Anonymous” thotë përmes një postimi në “Twiiter” se ka hakuar faqen online të ushtrisë serbe.

“Uebfaqja e Ushtrisë Serbe ka rënë”, thanë ata në një postim , ndërsa në një tjetër bënë një mesazh direkt për presidentin Vuçiç:

Ne e dimë ç’po ndodh në Kosovë, por njerëzit atje nuk janë vetëm, ata kanë mbështetjen tonë, mesazhi ynë do të jetë i qartë nëse ju nuk ndaloni. Vuçiç mos humb kohë me qentë e tu, thuhet në videon e tyre.

Por menjëherë pak këtyre postimeve Vuçiç publikoi një foto në llogarinë e tij në “Instagram” me dy qen dhe i vendosi një mbishkrim. “Po përgatitemi të luftojmë me Anonymous”.

Shkëmbimi i këtyre retorikave online vjen pas më në fund situata në veri të Kosovë u qetësua pas ditësh të tëra bllokimi të venit me barrikada nga serbët lokalë.

Për shkak të vendosjes së barrikadave ishin bllokuar rrugët që çonin drejt dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Ato më pas u mbyllën përkohësisht për qarkullim.

Qeveria e Kosovës për barrikadat ka akuzuar “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Beogradi, në anën tjetër, ka përkrahur serbët që kishin ngritur barrikada.

.

Të Ngjajshme

Pekini: Vala e koronavirusit po ulet, rreziku i transmetimit është i ulët

Taravari pret në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl

admin

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Leave a Comment