March 7, 2021
Portali Shprehja

Antikorrupsioni kërkon masa për shkelje të Kodeksit të sjelljes ndaj ministrit Arianit Hoxha

Komisioni për parandalimin e korrupsionit i kërkoi Qeverisë të merr masa përkatëse ndaj Ministrit të Bujqësisë, Arianit Hoxha për shkelje të Kodeksit të sjelljes. Numri “një” i anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska komentoi deklaratën e Hoxhës, të bërë një javë më parë, kur anti-korrupsioni ndaj tij hapi procedurë për transferim të paligjshëm të kompanisë private tek të afërmit. Hoxha kishte deklaruar se vetëm ai vendos për kompaninë e tij private dhe jo anti-korrupsioni. Procedura të ngjashme anti-korrupsioni kishte nisur edhe ndaj 3 deputetëve: Skender Rexhepi nga Alternativa, Abdullah Saliu nga Aleanca dhe Ljupço Prenxhov nga “GROM”. Nëse prokuroria i konfirmon konstatimet e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, ata do të gjobiten prej 300 deri në 500 euro.

Lidhur me këtë deklaratë, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit vlerëson se është shkelur Kodeksi i sjelljes së anëtarëve të Qeverisë, respektivisht parimi i Sundimit të ligjit, se bartësit e funksioneve ekzekutive i kryejnë kompetencat në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Është shkelur parimi i respektimit dhe mbrojtjes së imazhit të Qeverisë dhe institucioneve, respektivisht bartësit e funksioneve ekzekutive gjatë punës së tyre duhet të sillen në mënyrë profesionale dhe t’iu përmbahen standardeve më të larta të sjelljes – deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit anti-korrupsion.

.

Të Ngjajshme

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

admin

Policia me aksion anti-drogë në “Bogorodicë”

admin

Najçevska: Dorëheqja morale, term i panjohur tek ne

admin

Leave a Comment