Anulohet edhe turneu më i rëndësishëm i tenisit?

Turneu është planifikuar nga 29 qershori deri më 12 korrik dhe për momentin organizatori – AELTC – ende nuk ka marrë një pozicion zyrtar.

Por, përballë pasigurisë aktuale, zëdhënësi i AELTC, Eloise Tyson, ka pranuar se çdo eventualitet është në shqyrtim.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet. Përgatitjet për organizimin e turneut këtë vit vazhdojnë”, tha Tyson, përcjell lajmi.net.

”Por ne duhet të veprojmë me përgjegjësi, në interes të të gjithë shoqërisë. Nëse qeveria na kërkon të anulojmë këtë edicion, sigurimi ynë do të garantojë që ne mund të rimbursojmë mbajtësit e biletave dhe paketave të mikpritjes”.

Historia e Wimbledon, Grand Slam-i i vetëm dhe i fundit që luhet në bar, daton më shumë se 140 vjet dhe nuk është anuluar kurrë në kohë paqeje.

“Unë mendoj se për momentin përparësia duhet të jetë shëndeti i spektatorëve dhe lojtarëve”, tha francezi. ”Ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë, por vendimi i fundit do t’i varet qeverisë”. /Lajmi.net/ 

Të ngjajshme

Guardiola bën shaka me De Bruyne dhe Real Madridin

shprehja

Barazohet gjithçka në ‘San Paolo’, shënon Griezmann

shprehja

Muller me kritika të ashpëra për Ancelottin

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë