February 1, 2023
Portali Shprehja

Aouar, “braktisi” kombëtaren e Francës për Algjerinë

Mesfushori i Lionit, Housem Aouar pritet të ndryshojë kombëtare në javët e ardhshme dhe në vijim do të përfaqësojë vendin e tij të origjinës, Algjerinë, e jo më Francën. Lojtari 24-vjeçar ka një prezencë me kombëtaren franceze dhe ajo është regjistruar në një miqësore ndaj Ukrainës në tetor të vitit 2010, sfidë e cila përfundoi me rezultatin 7-1 për “Gjelat”.

Mirëpo, Aouar nuk e ka përfaqësuar Francën në asnjë ndeshje zyrtare dhe në këtë formë lojtari mund të luajë për Algjerinë teksa vetë presidenti i Federatës algjeriane të futbollit Djahid Zefizef, tha se 24-vjeçari është dakord për të ndryshuar kombëtare.

Gjithsesi, zyrtarisht ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e përfaqësuesëve të Aouar në lidhje me ndryshimin e kombëtares, teksa bisedimet vijojnë mes palëve dhe nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive, mesfushori mund të luaj për herë të parë me Algjerinë në ndeshjet e muajit mars.

.

Të Ngjajshme

Sevilja forcohet me lojtarë nga Totenhami dhe Marseja

Grupi i Zjarrit në Kërçovë: Ahmetin e mbrojmë vetëm ne

Duel i futbollistëve shqiptarë në Kupën e Italisë

Leave a Comment