December 4, 2021
Portali Shprehja

Apasiev kërkon që Xhaferi të udhëheqë me seancën, Zendeli shpalli një orë pauzë

Deputeti i Të majtës, Dimitar Apasiev pas rikthimit të seancës për mosbesimin e Qeverisë “Zaev 2”, ka cituar nenin 60 të Rregullores së punës së Kuvendit.

Apasiev tha se në nenin 60 dhe 61 thuhet se kryetari i Kuvendit i thirr seancat dhe kryeson me të njëjtat, dhe kjo nuk ndodh vetëm në rast të mungesës dhe pengesës së kryetarit. Në këtë rast me seancat kryesojnë nënkryetarët, në bazë të rendit të konstatuar paraprakisht.

Tact Watches

“Xhaferi është i pranishëm në objektin e Kuvendit dhe kërkoj që ai të kryeson me seancën”, tha Apasiev.

Siç potencoi Apasiev, kryetari nuk është as në mungesë dhe as nuk ka pengesë për të udhëhequr me seancën dhe kërkoi që të rikthehet në seancë duke kërkuar edhe një orë pauzë.

Nënkryetari i Kuvendit, Fadil Zendeli i cili kryesonte me seancën e pranoi kërkesën dhe shpalli një orë pauzë, transmeton TV21.

Kujtojmë se seanca filloi në ora 11:00, por assesi nuk filluan punimet, pasi siç deklaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi gjatë hapjes së saj, “nuk ka në plan t’i sigurojë opozitës shumicë dhe shpalli pauzë”. Iu bashkëngjit deputetëve të shumicës aktuale të cilët po bojkotojnë seancën.

Të Ngjajshme

Paralajmërohet ngrirja e çmimeve të produkteve elementare në Maqedoninë e Veriut

admin

Marrëveshja Zaev Gashi shtyhet sërish, ai po ngjanë serialit Feride

admin

Antovski: Sërish do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment