15.1 C
Skopje
June 19, 2019
Informacione Vendi

Apel i fundit BDI-së: mos merreni me Ivanovin, së paku njëherë mbani fjalën dhe shkëputeni prej karavanit tij!

Tact

12741956_1048473261880032_3667909441223751683_nNë rrjetin social facebook, akademiku Abdylmenaf Bexheti, ka reagur rreth veprimeve të fundit të qeverisë. Bexheti së fundmi apelon që BDI të mos merret me Ivanovin.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e tij të plotë.

Veprimi sotëm i Ivanovit nuk është dyfytyrësi por paftyrësi! Të gjitha tre arsyet që i shpjegon për këtë veprim, në fakt janë krejtë të kundërta me atë që thot.

E para, është pikërisht në funksion të shpëtimit të shefave të tijë partiak. Përpjekja për të ,,mjegulluar,, sadopak këtë, duke e plotësuar ,,listën,, me një viktimë politike të partisë së tijë dhe gjoja abolim edhe të opozitës, pa e kërkuar askush këtë.

E dyta, është naivitet të mendojë se i besojmë-ndoshta për këtë ska konsultuar askënd që tangon vendimi i tijë sepse nuk e ka atë komoditet. Ata vetë ia kanë pregaditë skenarin, që nga vendimi antikushtetues i Kushtetueses, ia kanë koncipuar vendimin (dekretin) dhe ia kanë imponuar për nënshkrim. Ai këtë rol e ka, asnjëherë ska dëshmuar diçka ndryshe.

E treta, sipas tijë fillimi i fundit të krizës që ai e paralajmëron është vetëm se kulmi i sajë. Vërtet së shpejti do jetë fundi se ska mbetur gjë. Këtu është fundi i shkatrimit të institucioneve. Zatën gjitha diktaturat ashtu përfundojnë. Brenga e tijë për ndarje brenda etnike maqedonase është brengë për tolerancë multietnike.

Për të mos vazhduar me tej, gjitha përpjekjet për arsyetim të tijë me ,,homogjenizim,, kanë një shpjegim: ,,notoni cekët në breg-prapanica ju duket,,!
Maqedoninë e përbashkët nuk ju lejomë ta dërgoni nën sjetullat e Lindjes dhe Putinit! Kemi qenë dhe mbetemi në orbitat Perendimore.

Prandaj, miqësisht apeloj te BDI (pavarësisht që më konsiderojnë oponent), nëse mendoni sadopak për shtetin që aq shumë e deshët si të përbashkët, shkëputeni nga ,,Titaniku,, i diktaturës në shkatërim. Së paku ndiqni udhëzimet e ndërkombëtarëve. Më mirë sot se nesër edhe ashtu kjo do të ndodhë!
Më mirë një fund i tmerrshëm për partnerin se sa tmerr pa fund bashkë me atë!

Artikuj të ngajshëm

Peticion online për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve

shprehja

Zaevi vazhdon të jetë optimist për datën për fillimin e bisedimeve me BE-në

shprehja

Lajçak: BE duhet ta mbajë premtimin për Maqedoninë e Veriut

shprehja