January 16, 2022
Portali Shprehja

Aplikacioni që parashikon tërmetet pritet të lansohet këtë vit

Google do të bëjë të disponueshëm aplikacionin ‘Android Earthquake Alerts’ me një përditësim të softuerit përkatës, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për një sistem që do të zbulojë automatikisht lëkundjet sizmike në çdo smartphone për të gjeneruar kështu paralajmërime në fazat fillestare të një tërmeti.

Tact Watches

Platforma do të krijojë grafikë për lëvizjen e shtresave të Tokës duke dhënë alarmin në rastin e valëve që tejkalojnë pragun e rrezikut.

Sistemi përdor rrjetin e gjerë të telefonave inteligjentë Android për të mbledhur informacion. Në një kuptim, secili smartphone Android është si një sizmograf, duke pasur parasysh se ka të gjithë sensorët brenda.

Google i përdor ato të dhëna së bashku për të zbuluar shenjat e hershme të një tërmeti dhe për të dërguar alarme te njerëzit e prekur potencialisht.

Aktualisht, sistemet Android të paralajmërimit të tërmeteve po zgjerohen në Turqi, Filipine, Kazakistan, Republikën e Kirgistanit, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

Google po premton gjithashtu që ta zgjerojë këtë veçori në ‘shumicën e vendeve’ në gjysmën e parë të vitit 2022. /Lajmi.net/

.

Të Ngjajshme

Testohet makina e parë fluturuese, ja kur pritet të ndodh lansimi i tyre

admin

Lëviz sërish vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani

admin

Shitet Golf 2-shi që ka të kaluara vetëm 30 mijë km për 30 vjet

admin

Leave a Comment