May 28, 2023
Portali Shprehja

Arabia Saudite dhe Kanadaja vendosin t’i rikthejnë marrëdhëniet e plota diplomatike

Kanadaja dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord t’i rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të caktojnë ambasadorë të rinj, sipas deklaratave nga të dy vendet, duke i dhënë fund mosmarrëveshjet e vitit 2018.

Ky vendim erdhi pasi kryeministri Justin Trudeau u takua me princin saudit të kurorës Mohammed Bin Salman në margjinat e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Bangkok më 18 nëntor 2022.

Zyra e Çështjeve Globale e Kanadasë (Global Affairs Canada) tha në një deklaratë se është “vendosur për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Arabinë Saudite në nivelin e mëparshëm”, duke shtuar se Kanadaja ka emëruar Jean-Philippe Linteaun ambasador të ri në Riad.

Paralelisht me këtë, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se “në vazhdën e asaj që është diskutuar midis princit të kurorës Mohammed bin Salman dhe kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau, është vendosur që të rikthehet niveli i marrëdhënieve diplomatike me Kanadanë në gjendjen e mëparshme”.

Arabia Saudite dëboi ambasadorin kanadez dhe ngriu investimet me Kanadanë në gusht 2018, pasi Kanadaja i bëri thirrje Riadit që të “lirojë menjëherë” aktivistët e shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave, përfshirë Samar Badawin.

.

Të Ngjajshme

Kreu i “OpenAI”: Nëse rregullat për inteligjencën artificiale në Evropë janë shumë të rrepta – do të largohemi

Grupi parlamentar i ASH-së i reagon Bilall Kasamit: Nga ju dalin vetëm mesazhe përçarëse

Toka ka marrë “mesazhin e parë nga alienët”: Shkencëtarët pajtohen – “Na ndihmoni ta deshifrojmë”!

Leave a Comment