July 3, 2022
Portali Shprehja

Arabia Saudite konfiskon lodra me ngjyra ylberi pasi thonë se inkurajojnë homoseksualitetin

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë konfiskuar lodra me ngjyra ylberi dhe veshje për fëmijë, për të cilat ata pretendojnë se inkurajojnë homoseksualitetin, raporton televizioni shtetëror.

Tact Watches

Një raport i Al-Ekhbariya tregoi zyrtarët e ministrisë së tregtisë duke hequr një sërë artikujsh nga dyqanet në kryeqytetin Riad.

Ato përfshinin kapëse flokësh, lodra, bluza, kapele dhe kuti lapsash.

Një zyrtar tha se artikujt “kundërshtojnë besimin islam dhe moralin publik dhe promovojnë ngjyra homoseksuale që e vënë në cak brezin e ri”.

Ministria e Tregtisë shkroi në Twitter veçmas se ekipet e saj po konfiskonin “produkte që përmbajnë simbole dhe shenja që bëjnë thirrje për devijime dhe kundërshtojnë sensin e përbashkët”.

Dyqanet që kapen duke i shitur ato produkte do të përballen me ndëshkime ligjore, thuhet tutje.

Në dhjetor, autoritetet në Katarin fqinj njoftuan se kishin konfiskuar nga dyqanet lodra me ngjyrë ylberi dhe lodra të tjera “për mbajtjen e sloganeve që bien ndesh me vlerat islame”.

.

Të Ngjajshme

Rina Balaj shfaqet sensuale dhe provokuese në pozat e reja

Nesër takim Kovaçevski-Mickoski

admin

Anija ndahet në dysh për shkak të stuhisë në brigjet e Hong Kongut – disa të zhdukur

Leave a Comment