August 11, 2022
Portali Shprehja

Arbenita vazhdon pushimet derisa kritikohet për imazhet joshëse të postuara pas arrestimit të partnerit Fero

Siç dihet reperit Fero i është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ushtroi dhunë fizike mbi një qytetar derisa ai gjendej në veturën e tij në qytetin e Gjilanit.

Derisa artisti i hitit “A pe din qysh”, është duke u përballur me ligjin, partnerja e tij Arbenita Ismajli, ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale në mënyrë normale.

Modelja nuk ka reaguar ndaj veprës së bashkëshortit, derisa bëri postime me imazhe të reja provokuese.

Mbi këto fotografi fansat e kritikuan bukuroshen, ndërkohë, para disa orësh Ismajli ka postuar një InstaStory duke treguar se është në bregdet me pushime.

“Kush ka nevojë për pushime derisa puna jote të dërgon kudo”, kishte shkruar ajo në mbishkrim.

Ndërkohë, kujtojmë se çifti kanë edhe një vajzë bashkë të quajtur, Nina.

 


Të Ngjajshme

Fjolla Morina me urim prekës për ditëlindjen e vajzës: Nuk ishte e let për mua të qenurit Baba e Nanë…

Si ndikon konsumi i kalorive përpara gjumit tek pesha dhe shëndeti

Sa duhet të zgjatë seksi që zonja të përjetoi kënaqësi maksimale?

Leave a Comment