June 24, 2021
Portali Shprehja

Ardita Sinani filloi detyrën si kryetare e re e Preshevës – Iliria News Agency

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani prej dje ka filluar detyrën dhe punët si kryetare e komunës. Ish kryetari Shqiprim Arifi nuk i ka dorzuar postin siç është traditë në raste të tilla, por në pranimin e detyrës zonjën Sinani e kanë shoqëruar partnerët e koalicionit, zavenës kryetari Ragmi Mustafa dhe kryetari i kuvendit Sami Salihu, raporton rtvpresheva.com.

Me këtë rast, kryetarja Sinani ka publikuar një deklaratë për opinion:

Në shoqërimin e Zëvendës kryetarit të Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe të kryetarit të Kuvendit Komunal, z.Sami Salihu; me bashkëpunëtorë, fillova zyrtarisht detyrën e kryetares së Komunës së Preshevës.

Më vjen keq që ish-kryetari i Komunës nuk mori pjesë në pranim-dorëzimin e detyrës dhe të dokumentacionit teknik e administrativ. E kuptoj egon personale dhe qëllimin për ta vështirësuar punën e zyres së Kryetares së Komunës. Por, pranim-dorëzimi nuk është çështje shtrëngim duarsh.

Pranim-dorëzimi është kulturë (e vazhdimësisë) institucionale dhe tregues i potencialit tonë demokratik. Shprehje se e duam Preshevën, interesin e saj publik dhe qytetar, më shumë se veten.

Sidoqoftë, qeverisja jonë e re është e përkushtuar për vazhdimin e punëve të mira dhe ndalimin e vendimeve të dëmshme, si dhe për fillimin e reformave gjithëpërfshirëse.

Të Ngjajshme

Kosova dhe Serbia të gjejnë një kompromis – Iliria News Agency

admin

Zviceranët, ndër popujt më të sigurt në vendin e tyre – Iliria News Agency

admin

Nga 10 korriku sërish shtrenjtohen cigaret – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment