May 21, 2022
Portali Shprehja

Arifi ambasadore? – Flet Bujar Osmani

“Asnjëherë nuk ka pasur propozim që Teuta Arifi të jetë ambasadore në Washington dhe asnjëherë nuk ka pasur propozim formal që ajo të jetë ambasadore në Bruksel”. Kështu u shpreh sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke nënvizuar se ka pasur konsiderata që Arifi të emërohet ambasadore në BE, por propozimi nuk është zyrtarizuar dhe se “asnjëherë nuk është dërguar marrëveshje që Arifi të jetë ambasador në Ankara”.

Tact Watches

“Mendoj se duhet të kemi kujdes, sot është dita e lirisë së medias, por duhet të kemi kujdes në çështjen e lajmeve të rreme, sepse në fund viktima të lajmeve të rreme janë qytetarët. Kur ne politikanët hyjmë në politikë jemi të vetëdijshëm se do të jemi viktima të lajmeve të rreme, por qytetarët nuk duhet të jenë. Në rrezik është edhe dinjiteti i njerëzve për të cilët po flasim. Asnjëherë nuk ka pasur propozim që Teuta Arifi të jetë ambasadore në Ankara.

“Këtyre ditëve mediat publikuan lajme për Arifin pa kërkuar mendim nga Ministria e Punëve të Jashtme… Nuk ka pasur propozim formal për Arifin për ambasadore në BE, ka pasur konsiderata, por nuk ka pasur propozim formal për Brukselin për Arifin. As për Ankaranë nuk ka pasur marrëveshje. Kini kujdes kur përmendni emra. Për Teuta Arifin nuk është dërguar asnjë kërkesë për marrëveshje në asnjë vend”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.

.

Të Ngjajshme

Grkovska: Mbrojtja e konsumatorit është më e rëndësishme, të gjitha subjektet juridike duhet t’i respektojnë ligjet

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës 15 tanke ‘Gepard’ në korrik

Enigma e syve ‘të hapur’ ose ‘të mbyllur’ të Sfinksit të Egjiptit nis të trembë studiuesit

Leave a Comment