April 17, 2021
Portali Shprehja

Arrestohen 6 persona në Tiranë – Iliria News Agency

Në Tiranë sot bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga qytetarët se një shtetas posedonte në banesën e tij dhe në automjetin me të cilin qarkullonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi I. M., 34 vjeç, banues në Vorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike resinë (nënprodukt i kanabisit), një peshore elektronike, një shumë parash dhe një aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. S., 31 vjeç, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin e datës 16.03.2021, për ndalim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim K. M., 24 vjeç, pasi Gjykata e Shkalles së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e lehte me dashje” kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 41 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, administratorin e pallatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

P. J., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ;

E. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

•Më datë 18.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E. E., 22 vjeç dhe H. H., 18 vjeç, sepse më datë 17.03.2021, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

•Më datë 18.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim M. Sh., 54 vjeç, pasi në fshatin Domje, në Vorë, për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës shtetasin H. Ç./tvklan.al

Të Ngjajshme

Serbët kishin qëllim ta zhduknin popullin shqiptar nga faqja e dheut – Iliria News Agency

admin

Edi Rama pohon se ka parë hartën për ndarjen e Ballkanit – Iliria News Agency

admin

“Në 321 shtëpi të shëndetit në Serbi, isha i vetmi i kombësisë shqiptare“ – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment