February 28, 2021
Portali Shprehja

Arrestohen 7 persona të dyshuar për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit – Iliria News Agency

Dje u raportua në media se është rrahur brutalisht djali i politikanit të moderuar serb Nenad Rashiq, në oborrin e shkollës “Miladin Mitic” në Graqanicë, shkruan Gazeta inFokus.

Ndërkohë që në raportin e saj 24 orësh Policia e Kosovës, ka thënë se për këtë rast janë arrestuar 7 persona të dyshuar, disa nga ta nxënës të shkollës “Miladin Mitic” dhe persona të tjerë, të përfshirë në rrahjen e djeshme.

Policia ka njoftuar po ashtu se viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Graqanicës, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhur një rrahje masive në oborrin e shkollës, ku janë të përfshirë nxënësit e shkollës dhe disa persona të tjerë. Si pasojë e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Graqanicës. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”, shkruan në raportin e Policisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Të Ngjajshme

Kosova në pritje, e vetmja në rajon që nuk ka arritur të sigurojë asnjë lloj vaksine – Iliria News Agency

admin

Teksas, Biden viziton shtetin që po rimëkëmbet nga i ftohti vdekjeprurëse – Iliria News Agency

admin

Bllokimi në Athinë zgjatet deri më 8 mars – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment