September 26, 2022
Portali Shprehja

Arrestohen dy persona në Strumicë, kapen me lëndë narkotike

Me datë 10.09.2022 në Strumicë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, kanë arrestuar B.H.(28) dhe M.D.(33), të dy nga Strumica.

Gjatë kontrollit të B.H. janë gjetur gjashtë pako me kokainë dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e M.D., të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Strumicës, janë gjetur dy thasë me kokainë dhe dy pako me marihuanë.

Personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor Strumicë, është njoftuar edhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqiten para gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Strumicë, ndërsa kundër tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Të Ngjajshme

Bujar Osmani nuk do të jetë “kurban”

Kalendari historik i datës 26 shtator

Emiratet e Bashkuara Arabe do të furnizojnë Gjermaninë me gaz e naftë

Leave a Comment